KRU Gjakova: Mbështillni ujëmatësit, evitoni ngrirjen e tyre

15:29 | 20 Dhjetor 2023
kru-gjakova:-mbeshtillni-ujematesit,-evitoni-ngrirjen-e-tyre

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” bën apel që me rënien e temperaturave të bëhet kujdes ndaj ujëmatësve, sidomos ata që ujëmatësit i kanë të vendosur në ambiente të hapura.

“Mbështillni mirë ujëmatësit tuaj dhe pjesët përcjellëse sepse ngrirja e tyre mund të shkaktojë defekte-dëmtime të pjesëve hidro-teknike”, thuhet në postimin e KRU “Gjakova” SH.A.

Komento: