KRU “Gjakova”, me anë të një postimi në Facebook, u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i kryejnë pagesat e faturave të ujit për të shmangur grumbullimin e borxhit, procedurat përmbarimore apo ndërprerjen e shërbimeve.
“Respektimi i obligimeve është i domosdoshëm për një furnizim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm me ujë!”, thuhet tutje në postim.
Ndryshe, kjo kompani po ashtu sot ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes kanë përfunduar me sukses rregullimin e një defekti të ndërlikuar dhe të një rrjedhjeje të padukshme në rrugën “Mithat Frashëri”, i cili po shkaktonte dëme në disa prona private.