KRU “Gjakova” nis reduktimet në Rahovec, akuzohet nga konsumatorët se po bën diskriminim ndaj kësaj komune

20:08 | 21 Korrik 2023
kru-“gjakova”-nis-reduktimet-ne-rahovec,-akuzohet-nga-konsumatoret-se-po-ben-diskriminim-ndaj-kesaj-komune

KRU “Gjakova” SH.A. ka njoftuar konsumatorët në Rahovec lidhur me reduktime të furnizimit me ujë.

Me anë të një postimi në Facebook, kjo kompani rajonale e ujësjellësit shprehet se kanë filluar me reduktimet e furnizimit me ujë për Qytetin e Rahovecit.

“Ato do fillojnë nga ora 23:00-06:00 për zonën e parë të qytetit, ndërsa reduktimet për fshatin Potoqan i Ulët dhe Potoqan i Epërm do fillojnë nga ora 22:00 deri 06:00”, thuhet në postim.

Tutje bëhet e ditur se reduktimet për Komunën e Rahovecit do të zgjasin deri në stabilizimin e furnizimit.

Ndaj këtij postimi kanë reaguar me komente shume rahovecas, duke akuzuar kompaninë se po bën padrejtësi dhe diskriminim, meqë sipas tyre, reduktime po bëhen vazhdimisht vetëm në Rahovec dhe jo edhe në Gjakovë e Prizren.

kru gjakova komentet

Komento: