KRU “Mitrovica” ka një njoftim për konsumatorët e Vushtrrisë – Kërkon nga ta të mos e përdorin ujin për pije

11:56 | 04 Shtator 2025
KRU “Mitrovica” ka një njoftim për konsumatorët e Vushtrrisë – Kërkon nga ta të mos e përdorin ujin për pije

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka bërë të ditur se për shkak të riparimeve që po realizohen në pajisjet e FTU-Balinc, është ndaluar përkohësisht furnizimi me ujë.

Përmes njoftimit të KRU “Mitrovica”, bëhet thirrje që uji të përdoret për pije.

Njoftimi:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Vushtrri

Të nderuar konsumatorë të Vushtrris,

Për shkak të riparimeve që po realizohen në pajisjet e FTU-Balinc, jemi të detyruar të reduktojmë përkohësisht prodhimin. Si pasojë, kohë pas kohe mund të ketë ndërprerje të prodhimit.

Ju lusim që deri në njoftimin e ardhshëm të mos e përdorni ujin për pije. Uji mund të shfrytëzohet pa problem për nevoja të tjera të amvisërisë dhe përdorime të përgjithshme.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj.

Komento: