KRU “Prishtina” fillon me reduktime të ujit në Fushë Kosovë, ky është orari

09:17 | 27 Nëntor 2023
kru-“prishtina”-fillon-me-reduktime-te-ujit-ne-fushe-kosove,-ky-eshte-orari

Kompania rajonale e Prishtinës “Prishtina” ka bërë të ditur se ka filluar me reduktime të ujit në Fushë Kosovë për shkak të ngritjes së turbullirave në liqenin e Ujmanit.

KRU “Prishtina” njoftoi se reduktimet do të jenë nga ora 10:00-16:00 dhe nga 23:00-05:00.

Tutje në njoftim thuhet se nëse situata ndërkohë përmirësohet, reduktimet do të ndërpriten.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se pas ngritjes së turbullirës në liqenin e Ujmanit, jemi të detyruar t’fillojmë me reduktime të ujit për Fushë Kosovën.

Reduktimet do jenë nga ora 10:00-16:00 dhe nga 23:00- 05:00.

Situata vazhdon deri në njoftimin e radhës.

Deri atëherë situata mbetet e njejtë.

Nëse në ndërkohë situata përmirësohet, reduktimet ndërpriten.

Komento: