
Ekipet e mirëmbajtjes së kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”, sot do të bëjnë ndërhyrje në disa zona.
Intervenimet do të bëhen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit.
Ndërhyrjet do të bëhen në këto rrugë: “Buna”, “27 Nëntori”, “Miftar Zejnullahu”, “Ndue Përlleshi”, në lagjen “Taslixhe”, si dhe fshatin Prugovc.
Gjatë intervenimeve mund të ketë reduktime të ujit.