KRU “Prishtina”: Të dielën do të ketë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë

13:51 | 06 Tetor 2023
kru-“prishtina”:-te-dielen-do-te-kete-crregullime-ne-sistemin-e-furnizimit-me-uje

KRU” Prishtina” njofton se të dielën, 8 tetor 2023, do të ketë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë në fshatrat Albanik-Prishtinë, për shkak se do të realizohen punime teknike në ndërrimin e një valvule në fshatin “Llugë” të Podujevës.

Me anë të një komunikate për media bëhet e ditur se dalja për Prishtinë në Albanik do të mbyllet në orën 08:00, ashtu që të krijohen kushte për punë për ekipin e makinerisë dhe punimet do të zgjasin rreth tre orë./Front Online

Komento: