KRU ‘Prishtina’ vjen me thirrje publike

17:56 | 05 Prill 2020

Pas ankesave të qytetarëve, kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka kërkuar nga kompanitë e tjera që të mos ndërhyjnë pa e njoftuar KRU “Prishtina”.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka kërkuar nga operatorët ekonomik si, KEK-u, KEDS-i, PTK, NP Termokos, që paraprakisht ta njoftojnë KRU “Prishtina”, në rast se kanë ndonjë ndërhyrje urgjente.

Kjo thirrje publike nga KRU “Prishtina” është bërë pasi që në Lagjen Mati 1 në Prishtinë është çrregulluar furnizimi me ujë për shkak të ndërhyrjeve që janë bërë.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Ndërhyrjet e paautorizuara në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, manipulimi me valvola të sistemit të rrjetit nga persona të papërgjegjshëm, intervenimet në zonat urbane e rurale në rrjetin e ujësjellësit qoftë nga kompani private, ndërtues objektesh apo persona fizik, pa e njoftuar ujësjellësin, janë të papranueshme, ngase secila prej tyre mund të çrregulloj sistemin dhe shpërndarjen e barabartë të ujit të pijshëm te konsumatorët.

Kërkojmë nga Operatorët ekonomik, si KEK-u, KEDS-i, PTK, NP Termokos, që nëse gjatë kësaj periudhe e kanë të domosdoshme intervenimet në rrjetin e tyre , kërkojmë që të njoftojnë paraprakisht KRU”Prishtina” , ngase po hasim në probleme, e sidomos kur bëhet fjalë për intervenimet që si shkak mund të ndodhë ndërprerja e energjisë elektrike e që mund të çrregullojë në masë sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm, rast konkret në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Bashkërendimi i aktiviteteve, në këtë kohë pandemie, sjellë rezultate të mira në ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë.

Komento: