KRU “Prishtina” zbulon dy kyçje ilegale në Veternik, paralajmëron vazhdimin e aksioneve

23:30 | 27 Qershor 2026
kru-“prishtina”-zbulon-dy-kycje-ilegale-ne-veternik,-paralajmeron-vazhdimin-e-aksioneve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë zbuluar edhe dy kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit, në lagjen Veternik.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, kompania bëri të ditur se aksionet për identifikimin dhe largimin e kyçjeve të paligjshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

‘’U zbuluan gjatë ditës së sotme edhe 2 kyçje ilegale në lagjen Veternik. Vazhdojmë me aksione…”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Komento: