Krul vërteton se është specialist i penalltive, ZBULON metodën që përdori ndaj Tottenham

16:28 | 05 Mars 2020

Norwich kaloi në çerekfinale të FA Cup pasi eliminoi Tottenhamin e Jose Mourinhos.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 1-1 derisa pas penalltive Norwich fitoi me rezultat 3-2.

Më meritori i kësaj fitore ishte portieri Tim Krul që priti dy penallti të lojtarëve të Tottenham.

31-vjeçari priti penalltitë e Troy Parrott dhe Gedson Fernandes derisa kishte një të fshehtë në këtë sukses.

Portieri i Norwich i kishte të shkruar në shishen e ujit se nga i gjuajnë penalltitë lojtarët e Mourinhos.

Komento: