Kryediplomati austriak në MPJ, buzëqeshje e përqafime me Gërvallën

12:18 | 14 Qershor 2022

Schallenberg në MPJ, buzëqeshje e përqafime me Gërvallën.

Kryediplomati i Austrisë, Alexander Schallenberg e ka takuar homologen e tij në Kosovë, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Si me presidenten Vjosa Osmani paraprakisht, Schallenberg u duk në disponim dhe i afërt me Gërvallën.

Schallenberg dhe Gërvalla e përqafojnë njëri-tjetrin në tepihun e kuq të shtruar në hyrje të MPJ-së.

Schallenberg do ta takojë edhe kryeministrin Albin Kurti. Ky takim është shtyrë për një orë. Ishte paralajmëruar për në 13:45, por Zyra e Kryeministrit njoftoi se do të zhvillohet në 14:45.

Një konferencë për media është paraparë të mbahet pas takimit të Schallenberg me Gërvallën

Komento: