Schallenberg takon Lajçakun: Austria mbështet dialogun Kosovë-Serbi.
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e Jashtëm, Alexander Schallenberg, ku kanë diskutuar për Ballkanin Perëndimor.
Schallenberg theksoi se pikë e takimit ishte dialogu dhe ulja e përshkallëzime, pas zhvillimeve të fundit në veri.
“Faleminderit MiroslavLajcak për një tjetër diskutim të thelluar rreth Ballkanit Perëndimor! Mbështesim plotësisht përpjekjet tuaja për dialogun Beograd-Prishtinë dhe bisedimet për normalizimin. Ne kemi nevojë për ulje të përshkallëzimit dhe angazhim konstruktiv”, ka shkruar Schallenberg.
Lajçak theksoi se me Schallenberg biseduan për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor.
“Është gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun tim të dashur a_schallenberg. Ne e njoftuam njëri-tjetrin për aktivitetet tona më të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme të fortë të Austrisë”, ka shkruar Lajçak.