Selakoviq flet për Vuçiqin e “paqes” në Këshill të Sigurimit, Gërvalla ia kujton Bosnjën dhe krimet në Kosovë.
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, ku po diskutohet raporti i UNMIK , shefi i diplomacisë serbe Nikola Selakoviq ka përmendur presidentin serb Aleksandar Vuçiq duke e cituar fjalinë e tij që e tha pas zhvillimeve në pjesën veriore të Kosvës “më mirë 100 vjet negociata se 1 ditë luftë”.
Por, kur ka marrë fjalën kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla- Shwarz, ka rikujtuar se Vuçiq ka qenë ministër i propagandës në kohën e Slobodan Millosheviq.
Gërvalla tha se një homolog i saj, pa i përmendur emrin, është habitur që Vuçiq ka pasur këtë funksion dhe nuk ka kërkuar falje për krimet në Kosovë.