Kryediplomati serb thotë se po të kishte para do të detyronte Kosovën ta tërhiqte shpalljen e Pavarësisë

12:58 | 26 Shkurt 2019

Kryediplomati serb Ivica Daçiq ka thënë se po të kishte para, do ta detyroja Kosovën ta tërhiqte shpalljen e Pavarësisë.

Ivica Daçiq i ka quajtur të pabaza deklaratat se me mbështetje nga paratë ruse është duke i paguar shtetet që të tërheqin njohjet e pavarësisë së Kosovës. Ai thotë se po të kishte para, do të lobonte aq fort kundër Kosovës sa do të tërhiqej shpallja e Pavarësisë.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq i ka quajtur të pabaza deklaratat se me mbështetje nga paratë ruse është duke i paguar shtetet që të tërheqin njohjet e pavarësisë së Kosovës.

“Nëse do të kisha para, Kosova do ta tërhiqte vendimin për pavarësi”, deklaroi Daçiq për “Kurir”, transmeton lajmi.net.

“Atyre u pengon që unë jam i vetmi ministër i jashtëm i Serbisë gjatë mandidatit të cilit më shumë shtete kanë tërhequr njohjen se që i kanë njohur si shtet”, shtoi ai.

Daçiq madje akuzoi palën kosovare për blerje të njohjeve.

“Kur ato shtete e kishin njohur Kosovën, nuk ishte problem, aso kohe nuk kishte korrupsion dhe nuk kërcënohej dialogu? Nuk po u shkojnë gjërat siç kanë menduar, çfarë t’u bëjë”, theksoi ai.

Komento: