Kryediplomati shqiptar takon Zaevin: Maqedonia e Veriut do ta mbështesë Shqipërinë për anëtarësim në Këshill të Sigurimit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kryediplomati shqiptar takon Zaevin: Maqedonia e Veriut do ta mbështesë Shqipërinë për anëtarësim në Këshill të Sigurimit

13:43 | 18 Shtator 2020

Cakaj takon Zaev: Maqedonia e Veriut do ta mbështesë Shqipërinë për anëtarësim në Këshill të Sigurimit.

Ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Çështje të Evropës i Shqipërisë, Gent Cakaj ka zhvilluar takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Folëm hollësisht për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët ndër-qeveritare dhe rëndësinë e punës së përbashkët për përparimin e mëtejmë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, është shprehur Zaev, transmeton Klan Kosova.

“Lidhur me zhvillimet në rajon, mes tjerash, theksova se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme në procesin e bisedimeve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që përfshin njohjen e ndërsjellë”.

“Ndërkohë, një lajm tjetër i mirë nga kjo vizitë: Maqedonia e Veriut do ta mbështesë Shqipërinë për t’u bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit 2022-2023”.

Komento: