Kryediplomatja e Shqipërisë i premton Konjufcës mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës

21:23 | 25 November 2022

Xhaçka i premton Konjufcës mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Gjatë takimit, Konjufca e Xhaçka folën për zhvillimet aktuale politike, thellimin e bashkëpunimit të aktiviteteve ndërinstitucionale për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe për agresionin rus.

Ndërsa, Xhaçka, sipas komunikatës, i ka premtuar Konjufcës mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Kujtojmë se Xhaçka është pritur edhe nga krerë të tjerë të institucioneve gjatë vizitës së saj në Kosovë.

Komento: