Gërvalla alarmon Këshillin e Sigurimit: Vuçiq po përgatit agresion, njëjtë si Putini.
Kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla – Schwarz, ka alarmuar sonte Këshillin e Sigurimit në OKB, se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, po përgatit agresion njëjtë sikurse homologu i tij rus, Vladimir Putin.
Për këtë madje ministrja e Jashtme e Kosovës, tha se Serbia e ka bërë veten aset të Rusisë, referuar zhvillimeve në rajon, përfshirë dhe agresionin rus mbi Ukrainën, përcjell klankosova.tv.
”Aleksandar Vuçiq po përgatit agresion, politikisht dhe ideologjikisht, njëjtë sikurse Vladimir Putin. I bëj thirrje urgjente Këshillit të Sigurimit”.
”Ai [Aleksandar Vuçiq] madje nuk turpërohet as për gënjeshtrat e tij”.
”Serbia e ka bërë vetveten, aset të Rusisë”.
”Megjithatë fatmirisht situata në Ballkan dhe në Kosovë është më e mirë sesa nga ajo e viteve ’99-të”.