Kryediplomatja gjermane në Beograd i kundërpërgjigjet Vuçiqit, Kosovës i kërkon implementimin e Asociacionit

13:27 | 19 November 2022

Ambasadorja gjermane në Beograd i kundërpërgjigjet Vuçiqit, Kosovës i kërkon implementimin e Asociacionit.

Ambasadorja e Gjermanisë në Beograd, Anke Konrad, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “tanjug” ka thënë se për gjithçka që Kosova dhe Serbia janë marrë vesh në Bruksel duhet të implementohen, trasnmeton Gazeta Express.

Konrad tutje ka thënë se është e rëndësishme që në situatën aktuale, Prishtina dhe Beogradi të jenë të gatshme për një kompromis, për të mos pasur ndonjë eskalim në terren.

Ajo gjithashtu i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq i cili ditë më parë ka aluduar se Gjermania dhe Britania e Madhe janë dy prej shteteve që përkrahin “veprime e njënashme” të Kosovës.

Konrad ka thënë se s’ka asnjë bazë për dyshime të tilla që Berlini e përkrah vetëm njërën palë apo që nuk po e mbështet marrëveshjen e Brukselit.

Në këtë intervistë diplomatja gjermane ka thënë se Berlini zyrtar respekton marrëveshjen e Brukselit dhe kërkon implementimin e saj, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në të njejtën kohë ajo ka thënë se marrëveshja e Brukselit ka edhe shumë pika të tjera dhe Kosova e Serbia duhet të punojnë në implementimin e tyre.

Komento: