Kryediplomatja gjermane: Shpresoj që herën tjetër të pijmë kafe në jug, e të hajmë darkë në veri

09:53 | 11 Mars 2022

Baerbock nga Ura e Ibrit: Shpresoj që herën tjetër të pijmë kafe në jug, e të hajmë darkë në veri.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock është shprehur optimiste në rregullimin e marrëdhënieve në mes të dyja anëve të Mitrovicës.

Baerbock tha se shpreson që një ditë ura të jetë e hapur dhe të pinë kafe në jug, e të hanë darkë në veri.

“Shpresoj që herën tjetër të pijmë kafe në jug e të hajmë darkë në veri”, u shpreh kryediplomatja gjermane në takimin me kryetarët.

Në anën tjetër edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza u shpreh i gatshëm për t’ju shërbyer të gjithë qytetarëve të qytetit, pa dallim.

Ndërsa edhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Milan Radojevic u shpreh i hapur për bashkëpunim, raporton Jepi Zë.

Komento: