Kryediplomatja sllovene të hënën në Kosovë, kjo është agjenda dhe qëllimi i vizitës

23:24 | 13 January 2023

Kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon do ta vizitojë Kosovën të hënën.

Në njoftim thuhet se vizita e Fajon do të fillojë së pari në Bosnjë-Hercogovinë, ku do të takohet me homologen e saj, Bisera Turkoviq, e pastaj do të pasojë me një vizitë në Malin e Zi.

Të hënën, Fajon do ta përfundojë vizitën zyrtare në Kosovë, ku pritet të takohet mekryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla-Schwars, me presidenten Vjosa Osmani, me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, shkruan media sllovene, siol.net.

Qëllimi i vizitës së kryediplomates sllovene në Kosovë është për një rishikim të përgjithshëm të zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe intensifikimin e depërtimit të kompanive sllovene në tregun kosovar.

Tema të rëndësishme të bisedimeve do të jenë edhe zhvillimet e brendshme politike në Kosovë, situata në rajon dhe progresi i Kosovës në kuadër të lidhjeve euroatlantike.

Komento: