Kryeinspektori i punës – Emërimi, jo legjitim, pas dy vjetësh

21:38 | 13 October 2024
kryeinspektori-i-punes-–-emerimi,-jo-legjitim,-pas-dy-vjetesh

Detyrë parësore ka mbikëqyrjen e shkeljes së të drejtave të punëtorëve, e një e tillë u bë edhe me emërimin e tij.

Hekuran Nikçi, që u vendos si kryeinspektor i Punës nga Qeveria e Kosovës me propozim të Ministrisë së Financave e Punës, në maj të 2022-ës, po del se ishte jo legjitim.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil gjeti se u shpërfillën rrugët ligjore.

Dikasteri qeveritar vazhdoi betejën ligjore në Gjykatën  Themelore e cila vërtetoi dekretin e Këshillit. Ministria që udhëhiqet nga Hekuran Murati, nuk u ndal me kaq pasi u ankua në Apel.

Edhe shkalla e dytë, vërtetoi aktgjykimin e të Themelores, por MFPT, bëri ankesë edhe në Supreme. E kjo, këto ditë nxori aktvendim se e njëjta ishte e pasafatshme.

Pasi ishte i formës së prerë, ekzekutivi sipas Ensar Sumës, ekspert juridik do duhej ta shfuqizonte këtë emërim.

Vetë Nikçi i tha Klanit të dielën se vendosja në këtë pozitë beson se është ligjore, dhe se nuk e ka pranuar ende vendimin e Supremes.

Safet Kamberi si ish-zëvenësministër i Punës nga LDK-ja, ka dilema në ligjshmërinë e vendimeve të nxjerra nga Nikçi.

Ky akuzoi qeverinë për mungesë të përvojës në udhëheqje. E mosrespektimi i vendimeve gjyqësore nga personat përgjegjës cilësohet vepër penale bazuar në Kodin Penal të Republikës.

Komento: