Kryeministei Kurti thotë se në Bruksel morëm garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër

15:19 | 07 May 2023

Kurti: Në Bruksel morëm garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin e fundit që pati në Bruksel ka marrë garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër.

Kurti tha se aty u konfirmua se teksti i marrëveshjes mbetit i pandryshueshëm dhe i panegociueshëm.

“Në takim u konfirmua se marrëveshja është valide, se 27 shkurti i Brukselit dhe 18 marsi i Ohrit ka ndodhur, se teksti i marrëveshjes është aty i pandryshueshëm e panegociueshëm dhe që duhet të zbatohet pa vonesa dhe në përpikëri. Andaj ky zotim, ky garancion i ndërmjetësve evropianë natyrisht që është i domosdoshëm për ta mbajtur solid procesin e dialogut”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Kreu i Qeverisë ka folur edhe për lirimin nga detyra të ekipit menaxhues, gjë për të cilën ai tha se është proces krejt i natyrshëm dhe logjik.

Kurti gjithashtu tha se ky ekip e kreu funksionin e tij dhe se atë çka pati për të thënë e tha në takimin e 2 majit në Bruksel.

“Ekipi menaxhues e ka kryer funksionin e tij, s’kemi arsye ta dëgjojmë më, krejt çka pati për të thënë i tha më 2 maj në Bruksel. I ka përfunudar puna dhe lirimi nga detyra është proces i natyrshëm dhe i logjikshëm”, ka thënë Kurti.

Komento: