Sot, Fadil Vokrri do të festonte ditëlinjden e 60-të.
Me këtë rast, ish-legjendën e futbollit kosovar e ka kujtuar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.
Hoti nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, e ka cilësuar Vokrrin si njeriun më meritor për anëtarësimin e FFK-së në UEFA dhe në FIFA.
“Sot, në ditëlindjen e tij, e kujtojmë me nderim të përhershëm legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, njeriun më meritor për anëtarësimin e FFK-së në UEFA dhe në FIFA”, ka shkruar Hoti.