Të dielën bëhen dy dekada nga fillimi i bombardimeve të NATO-s.
Në vigjilje të përvjetorit të 20-të të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, kryeministri Ramush Haradinaj sot do të nderojë ushtarët e rënë gjatë shërbimit në Kosovë.
Në ora 12:00, ai do të bëjë homazhe te pllaka memoriale e ushtarëve të KFOR-it në sheshin “Nëna Terezë”.
Ndërsa më pas do të nderojë edhe ushtarët britanikë tek pllaka me emrat e atyre që humbën jetën tek sheshi “Edit Durham”.
Nesër bëhen 20 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.
Për të shënuar këtë përvjetor, janë organizuar shumë aktivitete.