Kryeministri Albin Kurti: Kosova e gatshme t’ia kthejë të mirat NATO-s

21:05 | 19 February 2023

Kurti në kuadër të Konferencës së Sigurisë e cila po mbahet në Mynih e ka takuar admiralin Stuart B. Munsch, i cili është komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Kryeministri Albin Kurti tha se NATO është pjesë jetike në Kosovë.

Ai theksoi se vendi ynë është i gatshëm t’ia kthejë të mirat.

“Nga ndalimi i gjenocidit në 99-tën e deri tek mbështetja e sigurisë së Kosovës, NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë”.

“Siç diskutova me Admiralin Munsch, ne jemi gati të kthejmë të mirat. Edhe këtë vit Kosova do të jetë edhe një herë pjesëmarrëse dhe vend pritës i Defender Europe 23.”, ka thënë Kurti.

Komento: