Kryeministri britanik kërkon sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

23:29 | 26 Shkurt 2022

Po kërkohen sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se ukrainasit po “luftojnë heroikisht” dhe me “sukses të madh” në disa vende, pas pushtimit nga Rusia.

Por ai tha se duhet bërë më shumë për të “ndryshuar shanset e rënda me të cilat përballet Ukraina” nga pushtimi rus, shkruan BBC, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Sanksione më të ashpra, duke përfshirë një lëvizje për të mbyllur Rusinë nga sistemi global i pagesave Swift, janë të nevojshme”, ka thënë ai.
Kryeministri, i cili po fliste gjatë një vizite në RAF Brize Norton në Oxfordshire, tha se Mbretëria e Bashkuar po dërgon furnizime humanitare, ushtarake dhe financiare në Ukrainë.

Ai shtoi se 1,000 trupa po dërgoheshin në rajon për të ndihmuar me fluksin e refugjatëve dhe ai tha se qeveria “sigurisht do të ndihmonte njerëzit që ikin për të shpëtuar jetën e tyre”.

Komento: