Kryeministri e uron presidentin Macron: Presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë

22:30 | 24 Prill 2022

Shumë urime ka pasur nga liderë të ndryshëm në drejtim të Macronit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar Emmanuel Macron me rastin e rizgjedhjes në postin e presidentit të Francës.

Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se fitorja e Macron është një shpresë mbi frikën dhe një shans i ri për Francën që të ndihmojë të bashkojë Evropën në paqe, demokraci dhe solidaritet.

“Pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të promovojmë vlerat tona të përbashkëta”, ka shkruar Kurti.

Më herët, Macron ka marrë urime edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Komento: