Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur falënderimet e tij të sinqerta për një dhuratë të veçantë që ka marrë nga koleksioni i pikturave të luftëtarit të UÇK-së, Rexhep Selimi.
Rama, i cili e mori këtë dhuratë përmes kryetarit të Kuvendit të Kosovës nga Haga, e cilësoi këtë gjest si një shenjë mirënjohjeje të veçantë.
Ai shprehu gjithashtu shpresën se shumë shpejt do të mbyllet “kalvari i pajustifikueshëm” i mbajtjes së të katërve të ndaluar në Haga, duke theksuar se mezi pret që kjo çështje të marrë fund.
Shkrimi i plotë: