Kryeministri flet pas takimit me Ramosajn: Do të gjejmë zgjidhje për rrugën te Manastiri

13:33 | 25 Gusht 2020

Hoti pas takimit me Ramosajn, do të gjejmë zgjidhje për rrugën te Manastiri, të respektohet ligji.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka takuar kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Pas këtij takimi, Hoti ka kërkuar të respektohet Ligji për rrugën te Manastiri i Deçanit

Hoti ka thënë se janë duke punuar po ashtu që të gjendet një zgjidhje për këtë rrugë, e cila sipas tij, është e rëndësishme për banorët e Deçanit.

“Diskutuam për çështje të rëndësishme, për ekonomi, për zhvillimin ekonomik lokal të Deçanit dhe në veçanti për rrugën te Manastiri. Ne kemi kulturë institucionale për të respektuar ligjet që janë nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës. Por jemi këtu edhe për të gjetur zgjidhje për banorët e Deçanit dhe për të ruajtur objektet kulturore, jam i bindur që gjatë javës në vazhdim të gjejmë zgjidhje”, tha Hoti.

Ndërsa, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se është në interes që rrugët të vazhdohen, por janë të përkushtuar dhe në rrugë të mirë që të gjejnë zgjidhje sa i përket punimeve në këtë rrugë.

Në takimin ndërmjet Hotit e Ramosajt, i pranishëm ka qenë edhe komandati i KFOR-it, Michele Rissi.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i vitit 2016, kishte sjellë si efekt bartjen e 24 hektarëve tokë në pronësi të Manastirit.

Komento: