Kryeministri Haradinaj dhe Atifete Jahjaga në stadium, kështu përkrahin Kosovën

19:32 | 21 March 2019

Atifete Jahjaga dhe Ramush Haradinaj po përcjellin ndeshjën nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’.

Kombëtarja e Kosovës po zhvillon një ndeshje të rëndësishme miqësore kundër Danimarkës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

‘Dardanët’ kanë marrë mbështetje të madhe për këtë ndeshje.

Të 13 mijë biletat për këtë ndeshje janë shitur.

Kosovës mbështetje i kanë dhënë edhe figurat politike.

Ish presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Ramush Haradinaj ndodhen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, për të mbështetur Kosovën.

Komento: