Kryeministri Haradinaj e do këtë karrige nga babadimri

12:05 | 30 December 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka një kërkesë për babadimrin në prag të festës së Vitit të Ri.

Haradinaj ka lansuar një spot për të uruar festat e fundvit, e në të cilën kishte edhe mesazhe politike.

Ai së bashku me stafin e tij, pasi bën gati dhuratat, u nisën për të takuar fëmijët dhe i pari i Qeverisë shprehu dëshirën e tij, shkruan gazetametro net.

Kryeministri u tha fëmijëve që ai buzëqeshë rrallë pasi është i lodhur, mirëpo ua tregoj kërkesën që ka nga babadimri.

“Lodhem gjatë ditës dhe harroj me keshë nganjëherë. Është një karrige që po kom qejf me ma pru babadimri. Ajo karrige është në OKB”, ka thënë Haradinajt.

Ndërkohë, Haradinaj foli edhe për tri tema të cilat ai i konsideroi si sukses të punës së tij në këtë kohë qeverisjeje.

Së pari përmendi energjinë, ku tha se Kosova sot konsumon energji që prodhohet në Kosovë, e më pas ai foli edhe për ushtrinë, e cila u krijua para disa javësh.

Haradinaj në fund e përmendi edhe rritjen e prodhimeve vendore, duke aluduar në ndikimin që pati vendosja e takss 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

“2019 ka me qenë vit i ekonomisë dhe i vendeve të punës”, tha në fund Haradinaj, duke uruar qytetarët për vitin e ri.

Komento: