Kryeministri Haradinaj e nis ditën me një lajm të mirë nga Gjermania

09:44 | 25 February 2019

Gjermani i ka dhënë një mbështetje të madhe Ramush Haradinajt.

Kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar i lumtur që të ndajë me qytetarët deklaratën mbështetëse të dhënë nga Gjermania, për reformat shtetërore.

Haradinaj iu referua një interviste të dhënë nga ministri gjerman, Heiko Maas ku tha se vlerëson lartë angazhimin e Qeverisë së Kosovës, duke shtuar se “Reformat të cilat janë kryer janë mbresëlënëse dhe kjo duhet të pranohet”.

Tutje Haradinaj shtoi se ky është një rikonfirmim se mbështetja e parezervë e Gjermanisë për Kosovën është rezultat i partneritetit të sinqertë me shtetin gjerman.

Ja postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Jam i lumtur që të ndajë me ju deklaratën mbështetëse që vjen nga Gjermania mike, për reformat e ndërmarra shtetërore. Në intervistën e dhënë për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë së vendit tonë duke thënë se “Reformat të cilat janë kryer atje janë mbresëlënëse dhe kjo duhet të pranohet.”

Ky është edhe një rikonfirmim se mbështetja e parezervë e Gjermanisë për Kosovën është rezultat i partneritetit të ngushtë e të sinqertë me shtetin gjerman, si dhe është vendimtar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën europiane të Kosovës.

RH

Komento: