Kryeministri Haradinaj e pranon dorëheqjen e Besim Beqajt

12:21 | 20 June 2019

Besim Beqaj gjatë ditës ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Vendimin e tij e ka pranuar kryeministri, Ramush Haradinaj.

Dorëheqja e Beqajt ka ardhur pas vendimit të kryetarit të PDK-së Kadri Veselit për t’i liruar nga detyra të gjithë funksionarët e kësaj partie me aktakuza, përcjell ORAinfo.

“Pranova sot, kërkesën për dorëheqje nga Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe pas kërkesës së tij, duke e falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm, vazhduam me procedurat administrative duke e liruar nga detyra e Ministrit”, ka shkruar Haradinajm.

Ja postimi i plotë:

Pranova sot, kërkesën për dorëheqje nga Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe pas kërkesës së tij, duke e falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm, vazhduam me procedurat administrative duke e liruar nga detyra e Ministrit.

Gjatë udhëheqjes së Qeverisë së vendit me një koalicion me bazë të gjerë, deri tani kam liruar nga detyra:

Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj (AKR) dhe drejtori i AKI-së Driton Gashi për rastin e ekstradimit të shtetasve turq, Ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo (Lista Serbe), vendim politik, Ministrin e MAPL Ivan Todosijević (Lista Serbe) dhe Zv. Ministren Vesna Mikić (Lista Serbe), për shkak të mohimit të krimeve të luftës dhe shkeljes së parimeve demokratike të vendit, Zv. Ministri Musa Cena – MZHR (AAK) dhe Zv. Ministri Bujar Nerjovaj MAP (AAK), për shkak të përballjes ligjore me veprime të caktuara gjatë ushtrimit të funksionit zyrtar dhe përballjes me drejtësinë, Ministrin e Tregtisë, Bajram Hasani (NISMA), Ministrin e Brendshëm Bejtush Gashi (AKR), Ministren e Ambientit Albena Reshitaj (AKR), vendim politik.

Në respektim të marrëveshjeve politike, Qeveria e koalicionit të gjerë, do të vazhdojë t’i kryej detyrat qeverisëse ndaj qytetarëve të vendit, pa dallim! RH

Komento: