Kryeministri Haradinaj e shkarkon zëvendësministren Vesna Mikic

12:27 | 25 March 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka shkarkuar zëvendësministren Vesna Mikic.

Një ditë pas deklaratave të zëvendësmiinistres së Drejtësisë, Vesna Mikiq, që NATO kishte kryer gjenocid ndaj serbëve, kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë vendim për ta liruar atë nga detyra duke thënë se ato deklarata janë gjuhë e urrejtjes.

Postimi i plotë:

Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike.

Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq.

RH

Komento: