Kryeministri Haradinaj flet për takimin me këshilltarët e Merkelit

16:54 | 11 Mars 2019

Dy zyrtarë të lartë gjerman po qëndrojnë sot në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim dy këshilltarët politikë të Kancerales Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg. Por, pas përfundimit të takimit, Haradinaj nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë takim.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i Qeverisë vetëm ka njoftuar se me këshilltarët e Merkelit, ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe procesin e dialogut me Serbinë, por nuk ka dhënë detaje rreth këtij takimi.

Derisa ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.

“Bisedë e hapur me këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg, për zhvillimet aktuale në vend, procesin e dialogut me Serbinë, konsolidimin e brendshëm të Kosovës dhe rrugën e saj euro-atlantike. Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës. Shteti gjerman është partner i rëndësishëm ekonomik dhe politik i Kosovës dhe zë i fuqishëm i saj në strukturat euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: