Kryeministri Haradinaj i shoqëruar nga ministrat i shkojnë për ngushëllime Nexhat Dacit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kryeministri Haradinaj i shoqëruar nga ministrat i shkojnë për ngushëllime Nexhat Dacit

10:02 | 29 Janar 2019

Ditë me parë zëvendësministri, Arian Daci ka ndërruar jetë pasi u zë nga një ortek bore në Brezovicë.

I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkuar mëngjesin e së martës në vizitë ngushëllimi në familjen e ish’zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit, shkruan Express.

Përmes disa fotografive që Haradinaj ka publikuar në Facebook, i pari i ekzekutivit shihet së bashku me ministrat në vizitë në familjen e akademikut Nexhat Daci.

“Bashkë me kabinetin qeveritar në vizitë ngushëlluese në familjen e Akademik Nexhat Dacit, për të ndarë dhembjen për humbjen e Arianit”, ka shkruar kryeministri.

Ndryshe, sot në orën 12:00,siç mëson Express, kryeministri do të mbledhë qeverinë e si pikë e rendit të ditës është edhe ndarja e mjeteve financiare për familjen e ish’zëvendësministrit të diasporës, Arian Dacit që ndërroi jetë tragjikisht në Brezovicë të dielën.

Komento: