Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj iu ka shtruar mëngjes amerikanëve, duke u shprehur se jemi të bekuar me miqësinë e tyre.
Haradinaj, i ka shtuar mëngjes delegacionit amerikan të cilët vizituan Kosovës me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se miqësia me amerikanët është bekim.
Kujtojmë që SHBA i ka dhënë ultimatum Haradinajt për pezullimin e taksës. Deri më tani kryeministri nuk është lëkunduar.
Postimi i plotë:
Një mëngjes i lutjeve me miqtë e çmuar, delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, me praninë edhe të shumë personaliteteve nga Shqiperia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia.
Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë!