Kryeministri Haradinaj ka një kërkesë për BE-në

09:46 | 09 May 2019

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje BE-së që të mos i mbajë kosovarët e izoluar.

Haradinaj ka thënë se Kosova sot shënon Ditën e Evropës për shkak se është pjesë gjeografike, ideologjike, dhe identitare e familjes evropiane.

Haradinaj ka theksuar se institucionet kosovare kanë aspiratë të vetme integrimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Tutje, ai i ka bërë thirrje shteteve anëtare të BE-së që t’i pranojnë të arriturat e Kosovës dhe mos t’i mbajnë qytetarët të izoluar.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kosova shënon Ditën e Europës sot, sepse jemi pjesë gjeografike, ideologjike, dhe identitare e familjes europiane, ndër shekuj.

Qytetarët dhe institucionet e Kosovës sot kanë aspiratë të vetme integrimin e plotë në Bashkimin Europian, për të kontribuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë. Më shumë Europë në Ballkan do të thotë më shumë mundësi, rritje, shkëmbim e zhvillim.

Në shënimin e Ditës së Europës këtë vit, Kosova zotohet fuqishëm për të vazhduar përkushtimin e pandalshëm për integrim në BE dhe për mbrojtje të vlerave demokratike të cilat na bashkojnë.

Po sot, i bëjmë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe institucioneve të BE-së, që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës, dhe të mos vazhdojnë të mbajnë qytetarët e Kosovës edhe më tutje padrejtësisht të izoluar nga familja që i takojnë.
Urime Europë – Kosova është e jotja!

Komento: