Kryeministri Haradinaj kështu synon të heqë temën e kufijve nga dialogu me Serbinë

11:32 | 15 Dhjetor 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj synon me dokument të vulosë heqjen e temës së kufijve nga dialogu me Serbinë.
Haradinaj, ka paralajmëruar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të prezantojë para kabinetit të tij draft-dokumentin për marrëveshjen finale me Serbinë.
Përmes këtij dokumenti, kryeministri Haradinaj, synon që ta largojë dhe ta mbyll përfundimisht çështjen e kufijve nga dialogu me Serbinë, temë të cilën e ka hapur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që dialogu me Serbinë të vazhdojë dhe se tani është koha që ky dialog të finalizohet, duke respektuar kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin e vendit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij.

Sipas kryeministrit ky draft-dokument do të jetë një bazë e fortë për ekipin negociator në bisedimet me Serbinë.

Haradinaj të njëjtin dokument ua ka prezantuar ditë më parë edhe ambasadorëve të QUINT-it.

Ai thotë se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për fazën finale të dialogut, duke treguar kështu që Haradinaj ka vendosur t’i rikthehet dialogut pas një rezistence gati dy vjeçare që të përfshihet në të.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që dialogu me Serbinë të vazhdojë dhe se tani është koha që ky dialog të finalizohet, duke respektuar kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin e vendit.Dialogu është detyra e radhës për ta përfunduar konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe ngjashëm si për temat e mëdha të vendit edhe këtu na duhet një unitet i plotë”, ka thënë Haradinaj.

Ai edhe një herë ka kërkuar unitet për këtë çështje.

Komento: