Kryeministri Haradinaj: Kosovë, urime liberalizimi i vizave

12:33 | 02 May 2019

Më në fund ka ardhur një lajm i mirë për liberalizimin e vizave.

Kryeministri i Kosovës, pas samitit të Berlinit, në mbledhjen e Qeverisë ka uruar kosovarët për liberalizim të vizave.

Kjo sipas tij iu është konfirmuar në takimin që kishte pasur me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë.

“Mu ka konfirmu që kanë qëndrim, në takim na ka dhanë po për liberalizim të vizave, nuk është një po e analizave ose e mendimeve është po e njërit në detyrë që flet në emër të Gjermanisë, ai e ka dhënë po. Ky është vendimi i Gjermanisë, pra po dhe po meni herë dhe ka kërku persona përgjegjës me harmonize anën teknike”, tha Hardainaj

“Me këtë unë muj veç me i thanë Kosovës urime liberalizimi kur I kam thanë urime ushtria kanë pas dilema”, ka shtuar kryeministri, duke thënë edhe niher.

“Urime liberalizimi”

Komento: