Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra Zv/Ministrin e Administratës Publike, Bujar Nerjovaj.
Haradinaj përmes një shkrimi në facebook ka thënë se lirimi është bërë me kërkesë të tij me qëllim të vazhdimit të procesit gjyqësor.
“Sot kam liruar nga detyra Zv/ Ministrin e Administratës Publike Z. Bujar Nerjovaj. Lirimi bëhet me kërkesë të tij me qëllim të vazhdimit të procesit gjyqësor. E falënderoj Zv/ Ministrin Nerjovaj për punën dhe kontributin në Ministrinë e Administratës Publike”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Para dy dite Nerjovaj është dënuar me 6 muaj burgim.
Ai është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare për kohën sa ka qenë drejtor i Inspeksionit në Prizren.