Kryeministri Haradinaj nuk e di pse gjenerali amerikan anuloi vizitën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kryeministri Haradinaj nuk e di pse gjenerali amerikan anuloi vizitën

16:17 | 11 Shkurt 2019

Gjeneralit amerikan Timothy Orr ka anuluar vizitën në Kosovë. Shkak për këtë thuhet se është bërë taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth takimit të sotëm që kishte me gjithë krerët e shtetit. Tha se temë e diskutimit ka qenë vetëm platforma e dialogut.

Për anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan Timothy Orr, thotë se nuk e di arsyen pse e ka anuluar.

Ndërkaq, gjatë vizitës që sot pati në Pejë, në një kompani të prodhimeve të drurit, kur është pyetur për taksën, ka thënë se ajo qëndron.

Komento: