Ramush Haradinaj takon ambasadorët e Kosovës në Francë dhe Gjermani.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorët e Republikës së Kosovës që janë me mision diplomatik në Gjermani dhe Francë.
Ky takim vjen para vizitës së sotme të delegacionit gjermano-francez të cilët do të qëndrojnë në Kosovë.
Beqë Cufaj, ambasador i Kosovës në Gjermani dhe Qëndrim Gashi ambasador në Francë kanë diskutuar me Kryeministrin e Kosovës për temat që ky i fundit do të diskutojë me delegacionin gjermano-francez.