Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushllime në familjen e policit që humbi jetën dje në mbrotje të një banke nga hajnat.
Haradinaj, ka qëndruar sot për ngushllimë në fshatin Vrellë të Istogut, në familjen e policit që humbi jetën dje, Izet Demaj.
“Kjo ngjarje duhet me na tregu që duhet me e rujt njëni tjetrin. Policët janë në detyra të rrezikshme”, ka thënë Haradinaj pas vizitës tek familja.
Sipas tij Policët duhet ë kenë sigurime shëndetësore.
“Jemi duke biseduar me ministrinë e financave”, është shprehur kryeministri.
E ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, i cili ishte për ngushëllime tek familja Demaj, ka thënë se e ka përjetuar rëndë lajmin për humbjen e jetës së policit.
“Më është dukur se kam humb një pjesë timen perosnalen, ka një muaj që sjam degju me të ndjerin shkaku i angazhimeve personale, Iu shprehi ngushëllime të gjithëve”, ka thënë Berisha.
Me këtë rast ka folur edhe vëllau i policit që ka humb jetën, Rrustem Demaj, ka thënë se shpreson që Izeti të jetë viktima e fundit.
Së bashku me kryeministrin Haradinaj për ngushllime në familjen Demaj ishin edhe kryetari i Istogut, Haki Rugova, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisham, Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, dhe pjesëtar të Policisë së Kosovës.