Kryeministri Haradinaj porosit presidenti Thaçit: Mos mendo që e mashtron më popullin për territor

12:16 | 02 Mars 2019

Kryeministri Ramush Harardinaj thellon akuzat kundër presidentit Hashim Thaçit, duke thënë që mos të mendojë që e mashtron më popullin për territor.

Nga bastioni i tij, kryeministri Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje direkte Presidentit Thaçi që të mos tentojë të mashtrojë popullin me “korrigjime të lehta” sepse, sipas tij, nuk guxon të preken kufijtë.
Në Kuvendin Zgjedhor të AAK’së në Decan, Haradinaj ka zgjedhur të flasë për tema nacionale.

Ai i ka dërguar mesazhe direkte presidentit Thaçi, duke i thënë se nuk mund ta mashtrojë popullin për prekjen e kufijve, me emërime si “korrigjim, demarkim”, shkruan Gazeta Express.

“Po juu garantojë se kufijtë e 17 shkurtit ju sigurojë s’mund kërkush me i prekë”, ka thënë Haradinaj.

“Ia kem pa hajrin demarkimit me Malin e Zi Nuk mundet kërkush me na lujtë lojën as në emërime të korrigjimit, as në emër të demarkimit, as shkëmbimit të territoreve e as të ndarjes”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai i ka thënë presidentit të mos tentojë të mashtrojë sepse demarkimi i kufirit me Serbinë mund të bëhet mes dy shteteve që e njohin njëra-tjetrën.

“I bëjë thirrje presidentit Thaci që të mos mendon se e mashtron popullin më, as me korrigjim të lehtë. Shënimi i kufirit mes dy shteteve është proces që vjen pas njohjes. Kufiri ekziston, e kontrollon policia. Nuk ka kontekst”, ka shtuar ai.

Ai ka përsëritur se nuk mund të bëhet në Kosovë “një republikë të Dodkikut”.

Komento: