Kryeministri Haradinaj preferon modelin gjerman të shkollave

11:21 | 06 December 2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur sot përfaqësuesin e projektit të GIZ-it gjerman, Boris Scharlowski, njofton kumtesa.

“Përmirësimi i sistemit të arsimit, krijimi i shkollave kampione sipas modelit gjerman, menaxhimi i shkollave, gjithëpërfshirja dhe përmirësimi i rolit të mentorëve, me qëllim që të kemi një diplomë të konkurrueshme me shtetet e BE-së, janë disa nga prioritetet dhe ndihma e shtetit gjerman në adresimin e këtyre projekteve ishte dhe mbetet e domosdoshme”, me këtë rast Haradinaj.

Boris Scharlowski, tha se GIZ do të vazhdojë që të japë sa më shumë kontributin e tij duke ndihmuar në përmirësimin e sektorit të arsimit, ngase kjo, siç tha ai, ka të bëjë me perspektivën dhe të ardhmen e fëmijëve.

Komento: