Kryeministri Haradinaj shkakron ministrin Nenad Rikalo

08:39 | 02 Shkurt 2019

Me vendim të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, sot është shkarkuar nga pozita e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalon.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Haradinaj në profilin e tij zyrtar në Facebook, përcjell ORAinfo.

“Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Z. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur”, ka shkruar kryeministri. /ORAinfo/

Komento: