Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime te familja e ministrit Skënder Reçica.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar për ngushëllime sot ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçicën, me rastin e ndarjes nga jeta të babait të këtij të fundit.
Këtë Haradinaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Ky është postimi i tij:
Me kabinetin qeveritar, për ngushëllim në familjen e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, për ndarjen nga jeta të babait të tij, Ferizit. Ministrit Reçica i shpreha konsideratën time për punën dhe kujdesin e tij. Kurse nënës së tij i urova forcë që ta përballojë këtë dhimbje.