Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte ka shtruar një iftar për BIK-un.
Në fotografinë e postuar në Facebook, shihen se në iftar është i ftuar edhe presidenti Hashim Thaçi, zv.kryeministrat Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli e Fatmir Limaj, si dhe ministrat Valdrin Lluka, Uran ismaili, Abelard Tahiri, Pal Lekaj, Ekrem Mustafa e Mahir Yagcilar.
Kreu i Qeverisë së Kosovës ka bërë thirrje që “cilësitë më të mira njerëzore” t’i shfrytëzojnë për të mirën e përbashkët.
Ditë më parë kryeministri Ramush Haradinaj ishte për iftar në Prizren me ftesë të ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar.
Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Si vazhdimësi e traditës, sonte kam shtruar iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Cilësitë më të mira njerëzore që vijnë në shprehje gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit, le të na shërbejnë që ta tejkalojmë veten për të mirën e përbashkët, fuqizimin e shtetit tonë dhe ruajtjen e vlerës sonë të rrallë dhe të dëshmuar të tolerancës ndërfetare.
Të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, ju dëshiroj agjërim të lehtë edhe përgjatë ditëve të mbetura të Ramazanit.