Kryeministri Haradinaj sot takohet me ministrin e Brendshëm gjerman

10:21 | 30 April 2019

Mbrëmë ka përfunduar Samiti i Berlinit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili mori pjesë në Samitin e Berlinit me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, po e vazhdon qëndrimin atje.

Gjatë ditës së sotme, siç mëson Koha, Haradinaj do të takohet me ministrin e Brendshëm gjerman, Horst Seehofer. Ende nuk dihet cilat do të jenë temat që do të diskutohen në këtë takim.

Komento: